Milot Rashica flet për ndeshjet e play-offit, zbulon ëndrrën e tij

Futboll

Milot Rashica flet për ndeshjet e play-offit, zbulon ëndrrën e tij

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 00:39
Milot Rashica

Milot Rashica ka thënë se kualifikimi në Kampionatin Evropian është një ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës.

Edhe pse e sheh ndeshje shumë të vështirë ai beson se do ta bëjnë ëndrrën realitet.

“Kjo është jashtëzakonisht e madhe për tifozët për shtetin, është ëndërr edhe për lojtarët që me u kualifikua në një kompeticion të madh. Vullneti dhe dëshira është shumë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë dhe kjo është ajo që na jep vullnet dhe motiv“, ka thënë Rashica.

“Presion ka kapak por edhe kundërshtari nuk duhet të nënvlerësuar se kanë bërë ndeshje shumë të mirë“.

“Kjo është ëndrra jonë por është e çdo tifozi të Kosovës që me marrë pjesë në Kampionatin Evropian“, tha ndër të tjerash ylli i Werder Bremenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat