Milot Rashica: Kualifikimi në Kampionatin Evropian është ëndrra e të gjithëve, nuk është vetëm e imja

Futboll

Milot Rashica: Kualifikimi në Kampionatin Evropian është ëndrra e të gjithëve, nuk është vetëm e imja

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:22
Milot Rashica

Milot Rashica ka thënë së fundmi se kualifikimi i Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian është një ëndërr e gjithë atyre që janë të lidhur me Kosovën.

Ylli i Werder Bremenit, siç bën zakonisht, ka zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet verore.

Derisa po pret të vendoset e ardhmja e tij, Rashicën këto ditë e kemi parë në disa televizione, duke dhënë intervista.

I ftuar në emisionin ‘NIN’, Rashica ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së tij, Werder Bremen dhe Përfaqësueses së Kosovës.

I pyetur nëse kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Evropian është ëndrra e tij e madhe, Rashica u përgjigj se ajo është një ëndërr e të gjithëve.

“Kualifikimi në EURO 2020 nuk është vetëm ëndrra ime e madhe, është ëndrra e madhe e të gjithëve”, ka thënë sulmuesi vushtrrias.

Djaloshi nga Vushtrria ka shtuar se atmosfera në ekipin përfaqësues mbetet e mirë, dhe se mezi presin ribashkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat