Serie A mes dyshimeve: Tamponët, stadiumet, protokolli!

Futboll

Serie A mes dyshimeve: Tamponët, stadiumet, protokolli!

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:25
Foto

Kampionati Italian i futbollit do duhet ende të konsumojë finalen e sezonit por ndërsa serie A po i jep formë renditjes përfundimtare, kanë nisur edhe diskutimet për sezoni e ri.

Në një nga vendet më të prekura nga pandemia po diskutohet shumë këto javë për tamponët dhe frekuencën që do duhet ti nënshtrohen lojtarët dhe stafi.

FIGC në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë italiane po harton një protokoll të ri pasi alarmi i ngritur nga presidenti i Federatës, Gravina për kampionatin e ardhshëm nuk kaloi pa u vënë re. Rregulli i tamponëve çdo 4 ditë nuk është më i praktikueshëm por ky është vetëm një prej dyshimeve për rinisjen që pritet të ketë edhe një datë të saktë, 12 Shtatorin.

Ministri i Sporteve Spadafora ka kërkuar një protokoll që përfshin edhe tifozët në stadium duke nisur nga muaji Tetor, por mbetet për tu parë sesa e realizueshme do jetë kjo në serinë A. Zyrtarët e qeverisë kanë kërkuar tampon për futbollistët dhe stafin çdo 7 ditë, për të zbuluar në kohë personat e infektuar, në një nga ligat më të ndjekura të planetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat