Sarri merr vendimin për Ronaldon

Futboll

Sarri merr vendimin për Ronaldon

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:00
Sarri merr vendimin për Ronaldon

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri ka vendosur ta grumbullojë Kristiano Ronaldon për ndeshjen e sotme kundër Kaljarit. Bardhezinjtë siguruan titullin e 9-të rradhazi dhe pritet të bëjnë ndryshime të shumta në sfidën në fushën e Kaljarit.

Mediat italiane raportuan se Ronaldo mund të lihej pushim, me sulmuesin që lufton me Imobilen për golashënuesin më të mirë të Serisë A.

Por Sarri ka vendosur ta përfshijë portugezin në skuadër për ndeshjen e sotme.Bardhezinjtë kanë vendosur të lënë disa lojtarë titullarë pushim, për ti pasur sa më të freskët për Ligën e Kampionëve kundër Lionit.

Lojtarët e grumbulluar nga Juventusi për ndeshjen kundër Kaljarit: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Demiral, Coccolo, Wesley, Frabotta; Pjanic, Matuidi, Bentancur, Muratore, Peeters; Ronaldo, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri, Vrioni, Zanimacchia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat