Sa para humbën klubet e Premier League?

Futboll

Sa para humbën klubet e Premier League?

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:11
Sa para humbën klubet e Premier League?

Mediumet britanike i kanë zbuluar shumat e parave që i kanë humbur klubet e Premierligës që nga marsi, kur sezoni u ndërpre dhe më pastaj u vendos që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë. Manchester City ka humbur më së shumti para.

Manchester City raportohet t’i ketë humbur plot 23.9 milionë funte shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi, sipas Business Rescue Expert.

Rivali i qytetit i Citizens, Manchester Unitedi, radhitet i dyti në këtë listë, me 17.7 milionë funte të humbura.

Dallimi mes Manchester Cityt dhe klubeve të tjera të Premierligës është kaq i madh pasi që djemtë e Pep Guardiolës kishin më së shumti ndeshje të mbetura si vendas për t’i zhvilluar, që do të thotë se humbën më së shumti nga mungesa e tifozëve në stadiume.

Në anën tjetër, Arsenali i ka humbur 12 milionë funte, ndërsa Chelsesa 8.6 milionë, pasi që dy klubet londineze i patën vetëm katër ndeshje të mbetura si vendas kur rinisi sezoni pa tifozë në stadiume.

Sa para humbi secili klub i Premierligës shkaku i Covid-19?

1. Man City (£23.9 milionë)

2. Man United (£17.7 milionë)

3. Liverpool (£12.8 milionë)

4. Tottenham (£12.6 milionë)

5. Newcastle (£12.1 milionë)

6. Arsenal (£12 milionë)

7. West Ham (£11.2 milionë)

8. Everton (£9 milionë)

9. Chelsea (£8.6 milionë)

10. Aston Villa (£7 milionë)

11. Sheff United (£6.2 milionë)

12. Leicester (£6.2 milionë)

13. Southampton (£6.1 milionë)

14. Wolves (£5.7 milionë)

15. Brighton (£5.6 milionë)

16. Norwich (£5.5 milionë)

17. Crystal Palace (£5 milionë)

18. Watford (£4.4 milionë)

19. Burnley (£4 milionë)

20. Bournemouth (£2.2 milionë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat