Meta i bashkohet festës së titullit të Tiranës

Futboll

Meta i bashkohet festës së titullit të Tiranës

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:30
Meta i bashkohet festës së titullit të Tiranës

Nga urimi i Lorik Canës për 37-vjetorin e lindjes te dekorimi i dy ish-basketbollistëve të Vllaznisë dhe veshja bardheblu për festën e titullit të 25-të të Tiranës. Kjo është trajektorja “futbollistike” e presidentit Ilir Meta brenda dy ditve të fundit. Me një të kaluar si peshëngritës, por edhe komentator sportiv në emisionin e famshëm radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, kreu i shtetit shqiptar vijon të mbetet sportive edhe në pozicionin e lartë që mban prej tri vitesh.

Disa orë para se bardheblutë e kryeqytetit të ngrenë në duar trofeun e kampionit të vendit, mbas ndeshjes me Bylis në “Arena Kombëtare”, Meta ka uruar klubin më të titulluar të futbollit në Shqipëri.

E ka bërë këtë në mes gjelbrimit, me fanellën bardheblu veshur, duke kujtuar disa nga legjendat e Tironës. Sa për dy gishtat lart, në të dyja duart, interpretimi mund të bëhet nga secili prej nesh, duke llogaritur edhe qasjen antikomuniste të klubit kryeqytetas në histori. Ndoshta është edhe njëlloj përshëndetjeje për Gentian Muçën, kapitenin aktual të Tiranës, i cili u propozua nga anëtarësia e Partisë Demokratike si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me siguri, ky “gazshend” i tij nuk do të pëlqehet nga pjesa tjetër e kryeqytetit, ajo e kuqja, e Partizanit, që po shkurorëzohet sot zyrtarisht, por as nga bluja e Dinamos, skuadër me të cilën thuhet se kreu i shtetit është tifoz në vendin tonë. Nëse bluja nuk i mungon në këtë foto, që ka hedhur në Facebook, ajo ngjyra tjetër, e vëllait të kryeministrit dhe zv.kryeministrit Erjon Braçe, duket në “gjysmështizë” sot… Fundja para zyrës së tij, krejt bulevardi kryesor i kryeqytetit ishte zbukuruar sot nga flamujt bardheblu, jo ata kombëtarë, ku mund të justifikohej e kuqja e “demave”…

Ja statusi i plotë i presidentit Meta:
Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu!
E meritonte Tirona të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit!
Ky sukses është edhe në nderim të:
Selman Stërmasi
Riza Lushta
Naim Kryeziu
Myslym Alla
Enver Shehu
Niko Xhaçka
Skënder Hyka
Petrit Dibra
Skënder Hodja
Fatmir Frashëri
Luigj Bytyçi
Millan Baçi
Perikli Dhales
Arjan Bimo
Edmond Gëzdari
Halim Mersini
Arben Minga
Agustin Kola
Shkëlqim Muça
Ali Mema dhe Dinastia Mema
Skënder Halili
Nevil Dede
Elvis Sina
Devi Muka
Blendi Nallbani
Ansi Agolli..e sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu, por edhe kuq e zinj
Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë!
URIME TIRONA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat