Presidenti i Fenerbahçes, Koç: Duhen para të majme për ta liruar Muriqin

Futboll

Presidenti i Fenerbahçes, Koç: Duhen para të majme për ta liruar Muriqin

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:25
Megjithëse ka marrë disa oferta për shtatgjatin, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç nuk e ka ndërmend ta shes për çfarë do çmimi.

Vedat Muriqi mbetet në radarin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë Tottenham Hotspurs, Lazion si dhe Leicester Cityn.

Sulmuesi prizrenas ka pasur një sezon të mirë në Superligën e Turqisë duke realizuar 17 gola dhe asistuar shtatë herë në 34 paraqitje.

Megjithëse ka marrë disa oferta për shtatgjatin, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç nuk e ka ndërmend ta shes për çfarë do çmimi.

“Po ta shesin vështirë se do të gjejmë sulmues të këtij kualiteti. Si Vedati nuk është e lehtë të gjesh. Nuk po mendojmë ta largojmë. Duhet të marrim një çmim ekstra për t’u liruar prej tij”, ka pohuar Koç.

Theksojmë se për 26-vjeçarin skuadra e drejtuar nga kroati, Slaven Bilic, WBA-ja ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e tij.

Ndryshe, sulmuesi karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit gjersa ka luajtur edhe në Kategorinë Superiore shqiptare si dhe në Ligën e Parë turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat