FC Prishtina, bindshëm skuadra më e suksesshme në Kupën e Kosovës

Futboll

FC Prishtina, bindshëm skuadra më e suksesshme në Kupën e Kosovës

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:03
Ilustrim

FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2019/2020, falë fitores 1:0 ndaj Ballkanit në finale.

Ky ishte trofeu i shtatë i Prishtinës në Kupën e Kosovës, që këtë sezon e fitoi nën udhëheqjen e Armend Dallkut.

FC Prishtina është bindshëm skuadra më e suksesshme në Kupën e Kosovës, me shtatë trofe të fituar.

Pas tyre vjen FC Feronikeli dhe FC Besa, që kanë fituar nga tre herë Kupën e Kosovës.

Prishtina gjithashtu mbetet skuadra më e trofeshme në të gjitha garat në Kosovë, me 26 trofe të fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat