Roma fiton ndeshjen dramatike ndaj Torinos

Futboll

Roma fiton ndeshjen dramatike ndaj Torinos

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 23:45
Foto nga ndeshja

Roma ka arritur të mposhtë me shumë vështirësi Torinon në kuadër të javës së 37-të në Serie A me rezultat 3-2.

Pas vetëm 14 minutash lojë, Torino kaloi në epërsi me anë të Alejandro Berenguer që u asistua nga Simone Zaza.

Por, Roma arriti të këndellej dhe pas vetëm dy minutash i barazoi shifrat me golin e Edin Dzekos që pranoi një asistim nga Hnrikh Mkhitaryan.

Giallorossët arritën të përmbysinin rezultatin me golin që e realizoi Chris Smalling (23’), derisa në rolin e asistuesit ishte Carles Perez.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Romën që arritën të realizonin edhe golin e tretë, ku nga penalltia i saktë u treguar Amadou Diawara, që shënoi në minutën e 61-të.

Pasi kaluan pesë minuta, Torino e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-2 me anë të Wilfried Singo (66’).

Në fund, Roma arriti t’i marrë tri pikë të arta dhe renditet në vendin e pestë me 67 pikë, derisa në xhiron e fundit (38) takohet me Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat