Dybala: Më pëlqen të fitoj

Futboll

Dybala: Më pëlqen të fitoj

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:18
Dybala: Më pëlqen të fitoj

Paulo Dybala nuk është i kënaqur me titullin e nëntë radhazi dhe tashmë po mendon për të dhjetin, atë të sezonit të ardhshëm. Edhe pse Liga e Kampionëve do të vijojë të jetë i pari në objektivat e klubit bardhezi. Për “The Guardian”, argjentinasi Paulo Dybala foli për aspektin futbollistik të finales së këtij sezoni, por jo vetëm:

“Më pëlqen të fitoj, shokëve të mi të skuadrës iu pëlqen të fitojnë. Klubit i pëlqen të fitojë. Dhe kjo është dëshira e përbashkët që na bën fitues. Sigurisht që na ndihmon edhe fakti se kemi lojtarët më të fortë në botë, në çdo pozicion. Jemi krenarë për veten tonë, që fitojmë të nëntin titull radhazi. Është e pabesueshme, por tashmë jemi duke menduar për të dhjetin”.

Ndërsa për Ligën e Kampionëve, ku vetë është në dyshim serioz për ndeshjen kundër Lyon-it, “Joya” flet kështu: “Tani duhet të mendojmë për Ligën e Kampionëve, megjithëse sezoni ka qenë i gjatë.

Ndeshja e parë kundër Lyon-it ishte pesë muaj më parë, ndërkohë që kanë ndodhur shumë gjëra, por ne e dimë se çfarë mund të arrijmë akoma. Do të jetë e çuditshme të luhet në Ligën e Kampionëve pa tifozë dhe vetëm me ndeshje teke në fazën finale, por së pari duhet të fitojmë në Torino. Tani për tani, kjo është gjithçka që ka rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat