Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:25
Sarri

Humbja ndaj Cagliarit edhe pse Juventusi është shpallur matematikisht kampion i Italisë për të 9-in vit radhazi ka acaruar sëtepërmi trajnerin e bardhezinjëve Maurizio Sarri  i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes është kapur me ligën e futbollit duke u ankuar për kalendarin e ngjeshur që ka patur Juvja gjatë kësaj periudhe me Sarrin që ka kërcënuar se ndaj Romës mund të zbresë në fushë skuadrës U-23.

“Jemi klubi i vetëm në Europë që kemi luajtur 5 ndeshje në 12 ditë.

Të shohim se si do të jetë gjendja e skuadrës nesër (sot). Nëse do ta shoh të nevojshme, ndaj Romës mund të vendos që të rreshtoj edhe skuadrën U-23”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat