Martini: Jam i kënaqur me skuadrën

Futboll

Martini: Jam i kënaqur me skuadrën

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:59
Martini: Jam i kënaqur me skuadrën

Edi Martini ndien keqardhje që skuadra e tij e mbylli me humbje kampionatin, por pas ndeshjes pranoi se ekipi i tij është i fokusuar totalisht te finalja e Kupës.

“Siç dhe e kisha paralajmëruar, do të aktivizoheshin lojtarët që kishin marrë më pak minuta.

Jam i kënaqur me djemtë e rinj. Ne kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme me Tiranën dhe jemi të fokusuar totalisht aty.

Një pjesë e titullarëve bënë stërvitje dhe i lamë pushim. Gjithsesi, mora sinjale pozitive nga djemtë, por mungesa e eksperiencës na kushtëzoi te goli i tretë, që mund ta shmangnim. Megjithatë, jam i kënaqur nga lojtarët”, është shprehur kreu i pankinës durrsake pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat