Jimenez drejt Man United

Futboll

Jimenez drejt Man United

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:41
Raul Jimenez

Raul Jimenez është drejt kalimit te Manchester United.

Ylli meksikan i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez, është afër një marrëveshje të mundshme me ‘Djajtë e kuq’.

Sipas raportimeve të ‘RTP’, sulmuesi i Wolves është rrugës për ‘Old Trafford’.

Klubi i Wolves është gati që të zëvendësojë meksikanin dhe tashmë kanë edhe një emër në listë, në rast se Jimenez largohet.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Braga, Paulinho, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Nuno Espirito Santo.

Mbetet të shihet nëse Man United do të transferojnë Jimenez, për t’i hapur rrugë transferimit të Paulinho në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat