Dybala: Juve i ka lojtarët më të mirë në botë në secilën pozitë, titulli 10 është në radhë

Futboll

Dybala: Juve i ka lojtarët më të mirë në botë në secilën pozitë, titulli 10 është në radhë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 22:07
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka pranuar se Zonja e Vjetër tashmë po mendon për Scudetton e dhjetë radhazi.

Bianconerët e fituan titullin e nëntë rresht këtë edicion, ndërsa argjentinasi e ka bërë të qartë se objektivi për sezonin 2020/2021 është titulli i 10 i njëpasnjëshëm.

“Mund të jetë vështirë ta mbash përqendrimin dhe ambicien. Mirëpo, secili triumf është i veçantë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja”.

“Mua më pëlqen të fitoj, bashkëlojtarëve të mi u pëlqen të fitojnë dhe klubit i pëlqen të fitojë, dhe kjo dëshira na bën fitimtarë”.

“Mirëpo, në të njëjtën kohë, na ndihmon fakti se i kemi lojtarët më të fortë në botë në secilën pozitë. Jemi krenarë me vetveten, të fitosh nëntë tituj radhazi është e mrekullueshme, ndërsa tashmë ne po mendojmë për të dhjetin”, ka deklaruar Dybala për The Guardian.

26-vjeçari ka thënë se Juve fillimisht do të përqendrohet në Ligën e Kampionëve, e cila rifillon më 7 gusht, në përpjekje për ta kërkuar trofeun që i mungon për shumë vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat