Pesë milionë funte një pikë

Futboll

Pesë milionë funte një pikë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 11:03
Pesë milionë funte një pikë

Mançester Junajtid, Çelsi dhe Arsenali renditen në tri vendet e fundit të klasifikimit të Premier Ligës në raportin miliona shpenzime për rroga dhe pikë të fituara këtë sezon 2019-’20. “Djajtë” renditen në vend të fundit, me një faturë rrogash prej 332 milionë paundësh. Skuadra e Solskjaerit grumbulloi 66 pikë këtë sezon, mjaftueshëm për t’u renditur në vend të tretë në klasifikim, por e përkthyer ndryshe do të thotë se ata fituan vetëm 0.2 pikë për çdo 1 milion paund të shpenzuar për rrogat e stafit.

E thënë më thjesht, Junajtid shpenzoi 5 milionë paund për çdo pikë të fituar.

Në krye të klasifikimit është Shefilld Junajtid, që ka faturën më të vogël të shpenzimeve për rroga (40 milionë paund), e megjithatë, arriti të bëjë një sezon të shkëlqyer. Skuadra e Kris Uajdlerit u rendit në vend të 9-të me 54 pikë dhe për çdo 1 milion paund të shpenzuar fitoi 1.3 pikë.

Mbi Junajtidin renditet Çelsi, që faturën e ka 286 milionë paund, çka do të thotë 4.3 milionë sterlina për çdo pikë të fituar. Siti renditet në vend të katërt nga fundi, ndërsa “Qytetarët” kanë faturën e rrogave të dytë më të lartë në Angli (316 milionë paund) dhe shpenzojnë 3.9 milionë paund për pikë. Kampionët e Liverpulit renditen në vend të 13-të, por paratë e shpenzuara nga “Reds”-at ia vlejtën, duke sjellë titullin e parë kampion pas 30 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat