Interi arrin marrëveshje për Tonalin

Futboll

Interi arrin marrëveshje për Tonalin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:39
Interi arrin marrëveshje për Tonalin

Interi raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të Sandro Tonali, pasi thuhet se klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me Brescias për ta huazuar futbollistin me obligimin për ta blerë më vonë.

Gazeta italiane Corriere di Brescia raporton se Interi dhe Brescia kanë arritur marrëveshje që zikaltrtit ta huazojnë Tonalin për sezonin e ardhshëm, ndërsa verën tjetër të jenë të obliguar ta blejnë atë për 35 milionë euro.

Po i njëjti medium raportohet se futbollisti i talentuar 20-vjeçar do të paguhet 2.5 milionë euro në vit në Inter dhe do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Ai thuhet se do të udhëtojë në Milano të hënën për t’i finalizuar edhe detajet e fundit dhe për ta kompletuar transferimin.

Italiani ka kontribuar me shtatë asiste dhe një gol në ndeshjet e Brescias këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat