Muriqi në qendër

Futboll

Muriqi në qendër

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:01
Muriqi në qendër

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato.

Bomberi i Kosovës ka bërë një sezon të shkëlqyer duke shënuar 17 gola në Turqi me Fenerbahcen. Ofertat për të nuk kanë munguar e Napoli dhe Tottenham e kërkojnë me ngulm.

Mediat italiane bëjnë me dije se në garë gjithashtu është edhe Lazio që nuk ka hequr dorë nga lojtari.

Tare po ndjek me kujdes situatën e sulmuesit kosovar e së bashku me Borja Mayoral janë dy lojtarët që mund të afrohen këtë afat kalintar,

Fenerbaçe kërkon të paktën 25 milionë euro për të lënë të lirë “luanin” e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat