Nuk ka ‘Këpucë të Artë’ për Ronaldon – pushohet për ndeshjen e fundit në Serie A

Futboll

Nuk ka ‘Këpucë të Artë’ për Ronaldon – pushohet për ndeshjen e fundit në Serie A

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:21
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të regjistrojë edhe një tjetër vit pa ‘Këpucën e Artë’.

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, nuk do ta arrijë një prej çmimeve individuale më të rëndësishme as këtë sezon.

Në garën me Ciro Immobile, Ronaldo qëndron më prapa dhe duket se me ndeshjen e fundit ku do të jetë i pushuar, nuk do ta tejkalojë italianin.

Është vet trajneri Maurizio Sarri që ka njoftuar se disa lojtarë do të pushohen, duke përmendur edhe Ronaldon.

“Të shohim se si Cristiano Ronaldo ndihet nesër, ai është nga lojtarët që ka luajtur më së shumti këtë sezon”, ka thënë Sarri.

“Disa lojtarë duhet të pushohen dhe do të luajnë vetëm ata që janë në gjendjen më të mirë fizike”, ishin  fjalët e italianit.

Ciro Immobile me shumë gjasë kështu do të jetë golashënuesi më i mirë këtë edicion në top pesë ligat evropiane duke lënë prapa Robert  Lewandowskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat