Real Madrid do të zgjasë huazimin e Ceballos tek Arsenal

Futboll

Real Madrid do të zgjasë huazimin e Ceballos tek Arsenal

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 21:43
Dani Ceballos

Arsenal mund të kalkulojë edhe për një sezon në Ceballos.

Dani Ceballos ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë tek Arsenal këtë sezon, edhe pse nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet.

Mesfushori spanjoll luajti si i huazuar nga Real Madrid, dhe me merkaton që po afron, flitet shumë për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të ‘Onda Cero’, Real Madrid janë gati të zgjasin huazimin e Ceballos tek Arsenal.

Real Betis është një nga skuadrat që janë interesuar për Ceballos, i cili me këtë skuadër luante mes viteve 2014 dhe 2017.

Lojtari thuhet se preferon më shumë qëndrimin në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat