Lampard kërkon triumfin në Kupë: Dua ta fitojë për lojtarët dhe klubin

Futboll

Lampard kërkon triumfin në Kupë: Dua ta fitojë për lojtarët dhe klubin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:16
Tekniku i ri anglez arriti ta fus skuadrën në Ligën e Kampionëve, teksa tani është duke kërkuar triumfin në Kupën FA ku në finale përballet me Arsenalin.

Frank Lampard ka bërë një sezon të madh te Chelsea, edhe pse pa pasur mundësi të bëjë transferime në vitin e tij të parë.

Chelsea e kishte të bllokuar tregun e transferimeve nga FIFA, ndërsa Lampard është dashur të ndërtojë një skuadër me lojtarët që gjeti në skuadër dhe lojtarët e rikthyer në klub nga huazimet.

E falë besimit që i dha lojtarëve të rinj, Lampard tani ka krijuar yje të mëdha si Tammy Abraham, Mason Mount, Rece James apo Fiakyo Tomori.

Tekniku i ri anglez arriti ta fus skuadrën në Ligën e Kampionëve, teksa tani është duke kërkuar triumfin në Kupën FA ku në finale përballet me Arsenalin.

Lampard ka thënë se dëshiron ta fitojë këtë trofe për futbollistët e tij dhe klubin.

“Natyrisht, kur arrin në finale kërkon të fitosh dhe të ngritja e një trofeu në vitin e parë te Chelsea do të ishte fantastike”.

“Një finale është gjithmonë e vështirë për t’u fituar dhe ndoshta është akoma më shumë për mua në këto rrethana”.

“Shumë trajnerë të mëdhenj kanë pritur shumë për të fituar një trofe, por dua ta fitoj këtë finale jo për veten, por për lojtarët dhe klubin dhe për atë që kemi bërë këtë vit”, ka deklaruar Lampard.

Ndeshja finales mes Chelseat dhe Arsenalin zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 18:30 në Wembley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat