Marrëveshja/ Gati 45 milion euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Futboll

Marrëveshja/ Gati 45 milion euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 06:20
Guardiola

Ai ngjan shumë me tiparet e holandezit legjendar, Rud Gullit.

Mbrojtësi holandez i Bornemuth Natan Ake kërkohet prej javësh me ngulm nga Pep Guardiola dhe negociatat mes klubeve kanë nisur me kohë.

“Qytetarët” kanë arritur të mbyllin një tjetër operacion. Bornemuth ka pranuar ofertën prej 45.5 milionë euro të nënkampionëve të Anglisë dhe pritet vetëm konfirmimi nga dy klubet, pasi edhe akordi me lojtarin është gjetur më parë.

Ake është një nga lojtarët, i cili shkëlqeu më shumë këtë sezon dhe pritet të përforcojë një repart me probleme për Sitin. 25-vjeçari do të vihet krah Laporte për të formuar një dyshe shumë të fortë në qendër të mbrojtjes. Holandezi luajti 29 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.

City është në prag të zyrtarizimit edhe të Ferran Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat