​Prishtina kërkon të ruajë boshtin e skuadrës, Krasniqi e Bekaj priten të mos largohen

Futboll

​Prishtina kërkon të ruajë boshtin e skuadrës, Krasniqi e Bekaj priten të mos largohen

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:12
​Prishtina

Prishtina ka arritur të siguroj pjesëmarrjen në garat evropiane, pas e mposhti në finale të Kupës së Kosovës, skuadrën e Ballkanit.

Tanimë Prishtina pritet të përgatitet për këto ndeshje, dhe synimi i tyre është të mbajë boshtin e skuadrës, duke vazhduar kontratën me disa lojtarë.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri i skuadrës së Prishtinës, Armend Dallku i cili u shpreh se së bashku me kryesinë e klubit janë fokusuar të ruajnë lojtarët kryesor të skuadrës, dhe janë duke punuar që të vazhdojnë kontratat me ata lojtarë të cilëve iu kanë skaduar ato.

Dallku: Jemi fokusuar të ruajmë boshtin e skuadrës

“Fokusi jonë është që të ruajmë boshtin e ekipit, sepse i kemi disa lojtarë që janë në përfundim të kontratës, po shpresoj që gjithçka zgjidhet me ta dhe normalisht jemi duke tentuar disa futbollistë që ti afrojmë në gjirin tonë. Për momentin nuk mund të zbulojë emra, pozicionet ku duhet të përforcohemi, mirëpo edhe e dimë që kemi probleme sa i përket ekipit. Nuk ka kushtimit po themi ekip pa probleme kështu që edhe ne do të tentojmë të forcohemi aty ku e shohim të arsyeshme”, deklaroi Dallku.

Mesfushori, Endrit Krasniqi dhe portieri Visar Bekaj pritet ti qëndrojnë besnik skuadrës të paktën sa i përket këtyre ndeshjeve të rëndësishme të cilat do të zhvillohen gjatë muajit gusht.

Krasniqi tha se në bazë të kontratës që ka me Prishtinës është i obliguar që të jetë me Prishtinën edhe në garat evropiane, ndërsa shtoi se është vullneti nga të dy palët që kjo kontratë të vazhdojë edhe për të ardhmen.

Krasniqi: Do të jem pjesë e Prishtinës edhe për garat evropiane

“Në kontratë e kam që duhet të jem me skuadrën gjatë lojërave nëse kualifikohemi, këtë gjë e kemi arrit kështu që deri në përfundim jam pjesë e tyre, por besoj që edhe unë jam i interesuar me vazhdu këtu, edhe klubi është i interesuar, por te shohim tash gjatë vazhdimit se çfarë do të ndodh”, tha Krasniqi.

Ndërsa Visar Bekaj, i cili ka kontratë me skuadrën e Prishtinës deri në verën e vitit të ardhshëm, deklaroi se do ta respektojë kontratën, mirëpo nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë shtetit, atëherë do ta shqyrtojë së bashku me kryesinë e klubit kryeqytetas.

Bekaj: Nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë e mirëpresë

“Unë kontratë me Prishtinën kam deri vitin tjetër, deri verën tjetër edhe besoj që me u bë për jashtë, jemi duke biseduar për me dal jashtë vendit. Por për momentin jam i fokusuar tek Prishtina. Nëse vjen ndonjë ofertë mirësevjen”, tha Bekaj.

Kjo do të jetë hera e katër që Prishtina merr pjesë në garat evropiane, ndërsa me 9 gusht skuadra nga kryeqyteti pritet ta mësoj kundërshtarin e parakualifikimeve të UEFA Europa League për këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat