Arsenal-Chelsea në Wembley!

Futboll

Arsenal-Chelsea në Wembley!

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:17
Arsenal-Chelsea në Wembley!

Të shtunën pasdite (18.30) në kryeqytet përfundon sezoni 2019-20 i futbollit anglez dhe gjithcka do të mbyllet me duelin e zjarrtë Arsenal–Chelsea, prej nga ku do të përcaktohet edhe klubi fitues i trofeut të fundit të këtij edicioni, FA Cup. Bëhet fjalë për trofeun më të vjetër në planet, në rang klubesh dhe edicioni i sivjetshëm është i 139 në historinë e këtij kompeticioni.

Privilegjin për të luajtur në takimin përmbyllës të këtij edicioni e kanë pra pikërisht dy skuadrat londineze, që për hir të së vërtetës kanë patur një ecuri vërtet shumë të ndryshme në këtë sezon. Derbi më i famshëm i Londrës vazhdon të konsiderohet dueli Arsenal – Tottenham, megjithatë me shpejtësi këtij rivaliteti po i afrohet gjithashtu edhe takimi Arsenal – Chelsea.

Rivaliteti pas mesit të viteve 90 ndërmjet këtyre dy klubeve është rritur gjithmonë e më shumë, për më tepër finalja e sivjetshme në Kupën e Mbretëreshës Arsenal– Chelsea regjistrohet për herë të dytë në katër sezonet e fundit.

Si për ta përforcuar një fakt të tillë ky duel tashmë shënon sfidën e tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave të kryeqytetit anglez në mijëvjecarin e ri, pikërisht në Kupën e Federatës, apo Kupën që jep Football Association. Arsenali dhe Chelsea në fakt janë dy klubet më të suksesshëm të këtij aktiviteti në mijëvjecarin e ri, sepse nga viti 2000 si “topcinjtë” ashtu edhe blutë e kanë ngritur trofeun më të vjetër në glob përkatësisht nga 6 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat