Skuadra zvicerane feston

Futboll

Skuadra zvicerane feston

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:33
Skuadra zvicerane feston

Fitorja 0:1 në transfertën ndaj Sionit të Paolo Tramezzanit dhe Ermir Lenjanit, shpalli zyrtarisht kampione të Zvicrës, skuadrën e Young Boys për të tretin vit radhazi dhe për herë të 14-të në historinë e klubit.

Formacioni nga Berna ruajti avantazhin prej 5 pikësh ndaj St Gallen edhe pas javës së 35-të dhe kur mbetet vetëm 1 raund për t’u luajtur verdhezinjtë u shpallën zyrtarisht kampionë të Zvicrës. Në sfidën ndaj Sion golin e vetëm të sfidës e realizoi futbollisti nga Luksemburgu Martins.

Verdhezinjtë do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa në Europa League u kualifikuan St Gallen, Basel dhe Servette. Xamax ka rënë prej kohësh një kategori më poshtë, ndërsa Sion dhe Thun, që ndahen nga vetëm një pikë, do ta zgjidhin javën e fundit se kush do të shpëtojë dhe kush do i bashkohet Xamaxit një kategori më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat