Juventus gati të sakrifikojë dy lojtarë

Futboll

Juventus gati të sakrifikojë dy lojtarë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:04
Juventus gati të sakrifikojë dy lojtarë

Zaniolo konsiderohet një element thelbësor për Juventus-in, që po bën gjithçka është e mundur për ta marrë në Torino.

Për shkak të pamundësië për ta përfshirë në negociatat për Milik, sepse nuk ka ndërmend të transferohet te Napoli, klubi kampion i Italisë ia ka ofruar Bernardeschi-n Roma-s.

Gjithashtu, Juventus është e gatshme të ofrojë edhe kartonin e Romero-s, qendërmbrojtës argjentinas i huazuar te Genoa, që mund të zëvendësojë Smalling, nëse ky i fundit kthehet tek United.

Duke marrë parasysh se çmimi i Zaniolo-s është rreth 60 milionë euro, është e qartë se Juventus do të duhet të ofrojë edhe para përveç dy lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat