Sarri merr vendimin e papritur për Ronaldon

Futboll

Sarri merr vendimin e papritur për Ronaldon

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:30
Sarri merr vendimin e papritur për Ronaldon

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile është zyrtarisht fituesi i Këpucës së Artë për vitin 2020, pasi Kristiano Ronaldo nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Romës. Portugezi ishte i vetmi lojtar që po garonte me sulmuesin italian, por mungesa e Ronaldos në ndeshjen e fundit e shpall zyrtarisht fitues Imobilen.

Sarri vendosi që ta lërë pushim CR7 për ndeshjen e fundit në kampionat kundër Romës. Kjo do të thotë që Imobile e mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë pasi ka 35 gola një më shumë sesa sulmuesi i Bajern Mynihut Robert Levandovski.

Imobile bëhet kështu lojtari i tretë italian që e fiton këtë çmim pas Françesko Totit me Romën në sezonin 2006-2007 me 26 gola dhe Luka Tonit me Fiorentinën me 31 gola të shënuar.

Imobile mund të thejë rekordin e më shumë golave të realizuar brenda një sezoni në Serinë A pasi është vetëm një gol larg rekordit të Higuainit që në 2016 me Napolin shënoi 36 gola. Lënia pushim e disa titullarëve mund të bëjë që Vrioni të bëjë debutimin me Juventusin, pasi disa herë është grumbulluar por nuk ka arritur dot të debutojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat