Meta dekoron një nga portierët më të mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar!

Futboll

Meta dekoron një nga portierët më të mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar!

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:33
Meta dekoron një nga portierët më të mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar!

Presidenti i Shqipërisë nderon një tjetër ish-sportist të njohur, i cili ka lënë në futbollin shqiptar dhe njihet si një nga portierët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli shqiptar.

Ilir Meta ka dekoruar Sulejman Maliqatin me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, duke ia bërë të paharrueshëm 92-vjetorin e lindjes.

“Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojërave të Leipzigut të vitit 1958.

I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat