Futbollisti shqiptar shkon te Lokomotiva e Zagrebit për 250 mijë euro

Futboll

Futbollisti shqiptar shkon te Lokomotiva e Zagrebit për 250 mijë euro

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:10
Futbollisti shqiptar shkon te Lokomotiva e Zagrebit për 250 mijë euro

Qendërmbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë karrierën në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. “Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për t’u kryer.

Nënkampionët e Shqipërisë do të përfitojnë nga ky operacion 250 mijë euro duke arritur të mbushin arkën e klubit.

Lokomotiva e Zagrebit është skuadra e parë e huaj me të cilën Lulaj do të luaj në karrierën si lojtar profesionist. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për periudhën 2014-2019 ndërsa është huazuar dy herë te Laçi. Sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit.

Në karrierë Lulaj ka fituar 2 kampionate dhe një Kupë të të Shqipërisë me Skënderbeun.

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që me ta pritet të bashkohet dhe mesfushori i Teutës Sherif Kallaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat