Interi i Contes shpenzoi 184 milionë euro për transferime

Futboll

Interi i Contes shpenzoi 184 milionë euro për transferime

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:10
Kostoja e operacionit të Eriksen nga Tottenham Hotspur në janar ishte vlerësuar në 27.567 milionë euro.

Duke parë bilancin e Interit, është llogaritur se ata kanë shpenzuar 184 milionë euro në tregun e transferimeve këtë sezon, duke përfshirë 74 milionë euro për Romelu Lukaku dhe 27 milionë euro tjera për Christian Eriksen.

Calcio e Finanza analizoi të dhënat e publikuara nga klubi i Serie A për afatin e verës së vitit të kaluar dhe të janarit të këtij viti.

Është llogaritur që Interi shpenzoi 74.162 milionë euro për të nënshkruar Lukakun nga Manchester Unitedi, ndërsa Cagliarit i janë paguar 40.5 milionë euro për Nicolo Barella.

Kostoja e operacionit të Eriksen nga Tottenham Hotspur në janar ishte vlerësuar në 27.567 milionë euro.

Ashley Young u pagua 1.729 milionë euro te Unitedi, portieri Ionut Radu 10.624 milionë euro nga Genoa, ku ai mbeti i huazuar dhe Lucien Agoume u ble për 4.512 milionë euro nga Sochaux.

Adoleshent Martin Adriano Costa Satriano kushtoi 2.4 milion euro nga Club Nacional, ndërsa 23 milionë euro tjera u shpenzuan për lojtarët e ndryshëm të ekipit të të rinjve Primavera.

Dokumentacioni shënon gjithashtu se Interi harxhoi 2.254 milion euro për të nënshkruar Stefano Sensi në huazim nga Sassuolo, me mundësi për ta blerë në fund të sezonit.

Ndërkohë, Chelseat i është paguar vetëm 216,000 euro për huazimin e Victor Moisiut në janar.

Interi kishte lëshuar tashmë konfirmimin se të ardhurat e tyre ishin ulur me 30.5 milionë euro në 240.5 milionë euro, me shpenzimet që u rritën prej 73 milionë euro në 335.7 milionë euro.

Do të thotë që klubi doli në humbje prej 103.1 milionë euro  brenda vitit deri në mars 2020, krahasuar me vetëm 31.6 milionë euro një vit më parë.

Sidoqoftë, këto shifra shkojnë vetëm deri më 31 mars, kështu që nuk përfshijnë ndikimin negativ të bllokimit, as fitimin nga shitja e Mauro Icardi te PSG.

Sipas Calcio e Finanza, ai operacion i veçantë gjeneroi një fitim prej 48.2 milionë eurosh për Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat