Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së madhe të Kupës FA

Futboll

Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së madhe të Kupës FA

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:39
Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së madhe të Kupës FA

Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe finale të Kupës FA.

Rivalët e mëdhenj londinez, Topçinjtë dhe Blutë do të luajnë mes vete për trofeun e Kupës FA, i cili do të ishte i pari i sezonit për secilën skuadër.

Të dy klubet kanë treguar formë të lartë në këtë garë dhe kanë arritur në finale me merita, duke eliminuar skuadra të forta.

Sikurse Mikel Arteta, ashtu edhe Frank Lampard synojnë ta fitojnë trofeun e parë si trajner, por edhe të parin për ekipin e tyre këtë sezon.

Arteta dhe Lampard kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë në këtë finale, edhe pse dy trajnerët kanë mungesa të theksuara.

Takimi pritet të fillojë nga ora 18:30 dhe zhvillohet në stadiumin Wembley.

Te Arsenali nga minuta e parë luan edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Arsenal: Martinez; Holding, Luiz, Tierney; Bellerin, Xhaka, Ceballos, Matiland-Niles; Pepe, Lacazette, Aubameyang;

Chelsea: Arrizabalaga; James, Rudiger, Zouma; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat