Barcelona vazhdon çmenduritë – jep Coutinhon për 9 milionë funte

Futboll

Barcelona vazhdon çmenduritë – jep Coutinhon për 9 milionë funte

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:29
Philippe Coutinho

Barcelona nuk po ndalet së befasuari (për keq) në merkaton e verës.

Skuadra e Barcelonës duket sikur nuk ka asnjë plan për merkaton e verës, dhe po vazhdon me marrëveshje që duken të befasishme.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Barcelona kanë ofruar Philippe Coutinho tek Arsenal, për vetëm 9 milionë funte.

Në një marrëveshje të mundshme me Arsenal obligative do të jetë përfshirja e Matteo Guendouzi si pjesë këmbimi.

Negociatat mes Arsenal dhe Barcelona thuhet të jenë tashmë në fazën e parë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet finalizimi i kësaj marrëveshje, që duket se Arsenalin do ta nxjerr shumë më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat