Martini karikon Teutën para finales: Këta djem…

Futboll

Martini karikon Teutën para finales: Këta djem…

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:41
Martini karikon Teutën para finales: Këta djem…

Trajneri i Teutës Edi Martini është i bindur se skuadra durrsake do të fitojë nesër Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës për sezonin e jashtëzakonshëm që ka bërë si dhe për sakrificat e mëdha të lojtarë që kanë luajtur thuajse pa pushim gjatë periudhës pas rifillimit të kampionatit.

Në konferencën për shtyp, tekniku shkodran shtoi se kjo përballje me bardheblutë nuk është aspak e ngjashme me fitoren 1-0 në kampionat për shkak të rëndësisë dhe peshës së madhe psikologjike.

“Humbja me Laçin – Normalisht duhet të dilte barazim. Ju e patë që ishin 80% lojtarë të rinj dhe vetëm 3 lojtarë ishin të formacionit bazë. Duhej ta mbanim barazim. Humbëm penallti në fund të ndeshjes. Gjithsesi ishte një lojë e kënaqshme, por rezultati në futboll nuk është gjithmonë me të drejtën.

Euforia para ndeshjes me Laçin – Nuk do të thosha kështu, isha  i ktushëtzëzuar të lija 80%të ekipit pushim. Nuk kishim eufori, atë ndeshje me Laçin donim ta fitonim. Ai ndryshim formacioni ndikoi te rezultati.

Finalja me Tiranën – Kemi menduar që pas fitores në Vlorë kur siguruam pjesëmarrjen në Europë. Edhen para Laçit, ekipi ka gjendje të mirë. Kemi disa lojtarë jo në 100%-shin e tyre, rikuperimet vazhdojnë. Ata kanë luajtur shumë dhe ngarkesa ka qenë e madhe. Gjendja është optimale.

Dhuratë për 100 vjetor – Jemi të përqëndruar te kjo ndeshje më shumë se  kurrë. Stërvitemi çdo ditë dhe mendom për atë kupë, i kemi bërë hyzmetin kampionatit dhe Kupës. Djemtë janë të kariakuar maksimalisht. Duhet të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. S’duhet të gabojmë. Ishalla e fitojmë dhe të kemi fatin me vete.

Motivimi për finalen – Ne me ekipin kemi gjatë që mendojmë. Edhe unë bashkë me ta bisedojmë për mënyrën se si do ta interpreteojmë këtë ndeshje. Kam besim të madh se do ta fitojmë. Këta djem kanë sakrifikuar shumë për këtë kupë, nga pandemia, kampionati i gjatë, një herë në 3 ditë ndeshje. E meritojnë këta djem ta dërgojn këtë kupë në qytet”, përfundoi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat