Atalanta dhe Interi luajnë për pozitën e dytë, formacionet zyrtare

Futboll

Atalanta dhe Interi luajnë për pozitën e dytë, formacionet zyrtare

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:54
Atalanta dhe Interi

Atalanta dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazurrët janë mysafirë të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit apo të 38-të në Serie A, takim që zhvillohet në Atleti Azzurri d’Italia nga ora 20:45.

Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje me një formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe shpreson në rezultat pozitiv për ta mbyllur më lartë se Atalanta.

Edhe ekipi i Gian Piero Gasperinit është në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe një fitore ndaj Interit do t’i qonte ata në pozitën e dytë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacione të ekuilibruara në tentim për të mos e humbur ndeshjen.

Atalanta: Gollini; Toloi, Caldara, Gjimshiti; Castagne, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic; Gomez, Duvan Zapata

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat