Lautaro në pritje të ofertës nga Barcelona

Futboll

Lautaro në pritje të ofertës nga Barcelona

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 20:46
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka vetëm një dëshirë – Barcelonën.

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Argjentinasi tash e disa kohë ka intereismin e katalanëve, por ndonjë ofertë zyrtare nuk është nisur drejt zyrave të ‘Zikaltërve’.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Lautaro është në pritje të ofertës së Barcelonës,.

Gjigantët e La Liga janë në situatë të vështire ekonomike dhe janë duke përgatitur ndonjë ofertë që përfshinë edhe ndonjë lojtar.

Thuhet se oferta e parë do të jetë me 70 milionë euro plus Junior Firpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat