Arteta gëzon edhe më shumë tifozët e Arsenal: Aubameyang dëshiron të qëndrojë, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Arteta gëzon edhe më shumë tifozët e Arsenal: Aubameyang dëshiron të qëndrojë, pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 21:26
Aubameyang dhe Arteta

Mikel Arteta ka dhënë edhe një lajm fantastik për tifozët e Arsenal.

Arsenal kanë fituar Kupën FA duke shënuar fitore 2:1 kundër Chelsea, për të fituar atë  që është trofeu i parë i Arteta si trajner.

Në këtë ndeshje, 2 gola shënoi Pierre Emerick Aubameyang, ylli i skuadrës që lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’.

Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur trajneri spanjoll, i cili ka gëzuar tifozët e Arsenal me deklaratat e tij.

“Ai e di se çfarë unë mendoj për të. Unë dua të ndërtoj skuadrën rreth tij”, ka thënë Arteta.

“Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë dhe tani ka të bëjë vetëm me finalizimin e marrëveshjes”, ka shtuar spanjolli.

Aubameyang ka qenë lojtari kryesor i Arsenal dhe largimi i tij do të ishte humbje shumë e madhe për ‘Gunners’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat