Fitore heroike e Portos në finalen e Kupës së Portugalisë, mposht Benfican duke luajtur me 10 lojtarë për 50 minuta

Futboll

Fitore heroike e Portos në finalen e Kupës së Portugalisë, mposht Benfican duke luajtur me 10 lojtarë për 50 minuta

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 23:52
Foto nga ndeshja

Porto ka bërë mrekullinë në finalen e Kupës së Portugalisë.

Skuadra e Porto ka fituar Kupën e Portugalisë duke mposhtur Benfican me rezultatin 1:2.

Në këtë ndeshje skuadra e Porto luajti për 50 minuta me një lojtar më pak, gjë që e bën edhe më heroike këtë fitore.

Ishte minuta e 38’ kur Luis Diaz u ndëshkua me karton të kuq, për të lënë Porton me një lojtar më pak.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi skuadrën e Portos për të shënuar golin e parë në ndeshje, atëherë kur luhej minuta e 47’ e takimit.

Benfica tentoi të barazonte por nuk shfrytëzonin dot epërsinë numerike. Porto shënoi për 0:2 në minutën e 59’, me anë të Mbemba.

Reagimi i Benfica erdhi vonë, në minutën e 84’, kur Carlos Vinicius shënoi nga penalltia për 1:2, që edhe ishte rezultati final.

Kështu, me këtë fitore heroike, Porto ka fituar Kupën e Portugalisë për herë të 17-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat