Pamje nga festa e titullit të nëntë radhazi të Juventusit në Serie A

Futboll

Pamje nga festa e titullit të nëntë radhazi të Juventusit në Serie A

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 00:34
Ekipi i Juventusit

Juventusi ka marrë sot (e shtunë) në duar trofeun e sezonit 2019/20 në Serie A, pasi u shpallen kampion për herë të nëntë radhazi.

Klubi nga Torino ka vazhduar dominimin e tyre edhe gjatë këtij sezoni të Serie A, duke fituar titullin disa javë para mbylljes së rregullt të sezonit.

Megjithatë, trofeu nuk i është ndarë Juventusit deri sot pas ndeshjes në shtëpi ndaj Romës, të cilën e humbën me rezultat 3-1.

Me të përfunduar ndeshja, lojtarët e Juventusit kanë shkuar të ndërrohen dhe të bëhen gati për festën e titullit.

Edhe pse në kohë pandemie dhe pa tifozë, festa dhe gëzimi i lojtarëve dhe drejtuesve të klubit italian nuk mungoi.

Faqja zyrtare e Juventusit ka ndarë disa video gjatë shpërndarjes së medaljeve dhe trofeut si kampion i Serie A.

Më poshtë ua sjell këto video nga momenti i marrjes se trofeut dhe festës së Juventusit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat