Flick: Nuk do ta kemi të lehtë të luajmë pa atë

Futboll

Flick: Nuk do ta kemi të lehtë të luajmë pa atë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 06:56
Hans-Dieter Flick

Hans-Dieter Flick, trajneri i Bayern Munich, ka folur në lidhje me sfidën e ardhshme kundër Chelsea-t që do të luhet 8 gushtin e ardhshëm dhe që do të jetë e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League.

“Siç kam thënë më parë, ndeshja kundër Chelsea-t (ndeshja e parë është fituar 3-0 nga gjermanët) do të jetë vendimtare”, ka thënë Flick.

“Nuk do të kemi në dispozicion Benjamin Pavard. Ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua”.

“Jep gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje, kështu që nuk do të jetë e lehtë që të luajmë pa të”.

“Do të duhet të bëjmë disa ndryshime. Nga ana tjetër, është një mundësi për skuadrën që të tregojë atë që vlen, kur bëhet fjalë për të kompensuar një mungesë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat