Man Utd pas Schmeichel

Futboll

Man Utd pas Schmeichel

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:01
Man Utd pas Schmeichel

Manchester United thuhet të jenë vënë pas Kasper Schmeichel.

David de Gea nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme, duke bërë që shumë portierë të lidhen me kalimin e mundshëm te Man United.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Manchester United po konsideron një lëvizje drejt portierit të Leicester City, Kasper Schmeichel.

‘Djajtë e kuq’ janë të vendosur ta gjejnë një zëvendësues për De Gea, me Dean Henderson që gjithashtu përmendet si opsion.

Kontrata e Schmeichel me Leicester është valide edhe për tri vite të tjera, gjë kjo që e vështirëson transferimin.

Mbetet të shihet nëse United do të nis ndonjë ofertë zyrtare për Schmeichel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat