Cristiano Ronaldo feston titullin e radhës me Juven dhe zbulon të ardhmen

Futboll

Cristiano Ronaldo feston titullin e radhës me Juven dhe zbulon të ardhmen

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:59
Cristiano Ronaldo

“I lumtur për dy nga nëntë titujt radhazi të fituar nga Juventus në Serinë A! Duket e lehtë, por nuk është!”.

“Vit pas viti me talent, përkushtim dhe shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh më i mirë se më parë!”.

Me këto fjalë e ka festuar Cristiano Ronaldo fitoren e titullit të tij të dytë me Juventus-in në Itali.

Më pas, CR7 ka dhënë edhe një mesazh domethënës për të ardhmen: “Tani të vazhdojmë përpara për titullin e tretë”.

Një mesazh i rëndësishëm në lidhje me dëshirën e portugezit për të qëndruar tek Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat