Ronaldo e ka hedhur poshtë çdo thashethem

Futboll

Ronaldo e ka hedhur poshtë çdo thashethem

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:53
Ronaldo e ka hedhur poshtë çdo thashethem

Cristiano Ronaldo e ka hedhur poshtë çdo thashethem se mund të largohet nga Juventusi, duke e festuar titullin e dytë në Serie A me kërkesë për ta fituar edhe të tretin.

Ka pasur thashetheme se superylli portugez mund të kthehet në Real Madrid apo t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës.

Thashethemet shkuan aq larg saqë u përfol se ai do t’i bashkohej Newcastle Unitedit nëse klubi anglez do të blihej nga sheikët arabë.

Por, Ronaldo mendjen e ka tashmë në fitimin e titullit të tretë personal me Juven në Itali.

“Jam i lumtur që i kam fituar dy titujt e fundit nga nëntë të Juventusit radhazi në Serie A. Duket e lehtë, por s’është. Me talent, përkushtim dhe punë të zellshme vit pas viti mund t’i arrish synimet dhe të përmirësohesh”, shkroi Ronaldo në Instagram.

“Hajde ta fitojmë të tretin timin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat