Një tjetër lojtar drejt largimit nga Teuta

Futboll

Një tjetër lojtar drejt largimit nga Teuta

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:38
Një tjetër lojtar drejt largimit nga Teuta

Finalja e Kupës së Shqipërisë mund të jetë ndeshje e fundit për talentin e Teutës, Lorenco Vila.

Ky i fundit pritet të largohet nga klubi durrsak dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi. Pikërisht mediat e këtij vendi raportojnë se Vila është në bisedime me klubin e Memenmenspor.

Madje thuhet se ka një akord mes palëve dhe shumë shpejt lojtarin mund ta shohim me fanellën e Menemensporit. Kujtojmë se në klubin turk, luajnë edhe dy ish-lojtarë të tjerë të Superiores, si Gentjan Slemani dhe David Domgjoni.

Do ishte një largim me peshë për Teutën, pasi Lorenco Vila ka treguar paraqitje shumë të mira këtë sezon, teksa kujtojmë se nga durrsakët do të largohet edhe Kallaku, i cili pritet të kalojë në Kroaci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat