Romës i shkon mundi kot

Futboll

Romës i shkon mundi kot

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:43
Romës i shkon mundi kot

Roma ka bërë gjithçka për të mbajtur mbrojtësin e qendrës, por në fund, sipas Sky Italia, Chris Smalling do të kthehet te Manchester United.

Të dy klubet nuk arritën të sigurojnë një marrëveshje për zgjatjen e huasë deri në fund të gushtit. Lojtari po kthehet në Angli dhe për këtë arsye nuk do të luaj në ndeshjet e fundit në Europa League.

Sidoqoftë, drejtuesit po mbajnë kontakte me disa klube.

"Djajtë e Kuq" kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit anglez. Smalling është akoma nën kontratë me Manchester deri në vitin 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat