Meta kujton “Traktorin”

Futboll

Meta kujton “Traktorin”

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:44
Meta kujton “Traktorin”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar ish-futbollistin e shquar të Partizanit dhe Kombëtares Kuqezi, Lefter Millo, me rastin e 54-vjetorit të lindjes së tij. Millo, ose siç etiketohej nga tifozët me nofkën “Traktori”, u nda nga jeta më 8 mars 1997 pas një aksidenti automobilistik.

Postimi i Presidentit

“Si sot, 54 vite më parë, në Derviçanin e dashur, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushori energjik i Luftëtarit, Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Lefter Millo, të cilin përherë do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje.

I pagëzuar nga tifozët e dashamirësit me nofkën “Traktori”, për talentin dhe mjeshtërinë e rrallë në fushën e blertë, Lefter Millo, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar, së bashku me shumë korifenj të tjerë si Panajot Pano, Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba e Arjan Bellai, të cilët edhe pse me kombësi greke, e nderuan me besnikëri dhe devocion fanellën Kuq e Zi dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer shembuj të jashtëzakonshëm për brezat e rinj e veçanërisht në simbole të bashkëjetesës së shkëlqyer ndëretnike në vendin tonë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat