Kjo është e ardhmja e Elseid Hysajt

Futboll

Kjo është e ardhmja e Elseid Hysajt

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:54
Elseid Hysaj

Me ardhjen e Gennaro Gattusos, situata e Hysajt ka ndryshuar plotësisht.

Ashtu si e gjithë skuadra është rikthyer që të ketë harmoni brenda dhe jashtë fushe, edhe kapiteni i Kombëtares po e gjen veten nën drejtimin e ish-mesfushorit të kombëtares italiane.

Me Gattuson në krye, Hysaj gjeti edhe golin e parë në Serinë A. Jo vetëm kaq, por ia doli që të triumfojë në Kupën e Italisë, përballë Juventusit nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Së fundmi, “Il Matino” bën me dije se për Hysajn po diskutohen detajet e fundit dhe mbrojtësi kuqezi pritet që të rinovojë kontratën me napolitanët, e cila i përfundon në qershor 2021.

Për Hysajn, me kontratën aktuale ka një klauzolë në fuqi edhe për largimin e tij, teksa vlera e dëmshpërblimit është caktuar 50 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat