Andi Zeqiri në formë, dy gola dhe me Lausannen rikthehen në Superligën e Zvicrës

Futboll

Andi Zeqiri në formë, dy gola dhe me Lausannen rikthehen në Superligën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:05
Andi Zeqiri në formë, dy gola dhe me Lausannen rikthehen në Superligën e Zvicrës

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, në fanellën e Lausannes dhe Valon Fazliu ne Wil, treguan lojë shumë të mirë, në një ndeshje me rrebesh gola. 
Lausanne triumfoi me rezultat 5:3 kundër Wil, në takimin e javës së fundit (36-të) të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League). 

Zeqiri ishte ndër më të mirët, me dy gola të realizuara në minutën e 24-të e 68-tën, dhe Vullnet Fazliu shënon në atë të 55-tën. 

Për Lausannen shënuan: Zeqiri (24' e 68'), Turkes (31'), Schneuwly (40'), Ndoye (63') dhe për Wil realizuan Duah (19' e 33') e Fazliu (55'). Zeqiri ka luajtur deri në minutën e 68-të për Lausannen dhe Valon Fazliu, Eris Abedini, Lindrit Kamberi,  Bledian Krasniqi luajtën standardë për Wil-in.

Krasniqi u zëvendësua në minutën e 72-të nga Argëtim Ismajli, ndërsa Abedini u ndërrua në minutën e 72-të, Fazliu në atë të 79-të dhe Kamberi në minutën e 82-të.

Lausanne rikthehet në elitë. Lausanne zuri vendin e parë me 73 pikë dhe Wil përfundoi në pozitën e gjashtë me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat