Mbrojtësi i Ligë 1 tërheq vëmendjen e shumë skuadrave - Bota Sot
Mbrojtësi i Ligë 1 tërheq vëmendjen e shumë skuadrave

Futboll

Mbrojtësi i Ligë 1 tërheq vëmendjen e shumë skuadrave

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:15
Mbrojtësi i Ligë 1 tërheq vëmendjen e shumë skuadrave

Napoli do ketë garë të fortë me Evertonin dhe Mançester Junajtid për mbrojtësin e Liles, Gabriel.

Sipas “RMC Sport” drejtuesit e Mançester Junajtid janë takuar me agjentët e Gabrielit këtë javë në Angli.

Besohet se ende nuk ka firmë në kontratë, por negociatat kanë nisur për të kuptuar edhe situatën e mbrojtësit. Everton dhe Napoli mbetën favoritët kryesorë për mbrojtësin e Liles, edhe pse thuhet se edhe Liverpuli ka shfaqur interes për Gabrielin. Braziliani 22 vjeçar kohët e fundit zgjati kontratën me Lilen deri në vitin 2023.

Klubi francez kërkon 20-25 milionë euro për mbrojtësin e saj por mund të pranojë edhe lojtarë të tjerë në shkëmbim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat