Milani dhe Napoli e duan mbrojtësin e Norwich-it

Futboll

Milani dhe Napoli e duan mbrojtësin e Norwich-it

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:16
Ben Godfrey

Milani dhe Napoli janë në bisedime me Norwichin për mbrojtësin Ben Godfrey, raportojnë mediet italiane.  22-vjeçari nuk arriti dot ta shpëtojë klubin anglez prej rënies nga elita pas 30 paraqitjeve të tij këtë edicion.

“Calciomercato.it” raporton se ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve italiane, duke përfshirë Milanin dhe Napolin.

Raportohet se menaxheri i Godfreyt është takuar me përfaqësuesit e Milanit më herët gjatë kësaj jave.

Norwichi dëshiron rreth 30 milionë euro për lojtarin, i cili ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2023.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat