Napoli synon transferimin e Rashicës - Bota Sot
Napoli synon transferimin e Rashicës

Futboll

Napoli synon transferimin e Rashicës

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:19
Napoli synon transferimin e Rashicës

Klubi napolitan para disa dite lajmërojë që ka transferuar sulmuesin prespektivë, Osimhen në vlerë prej 80 milionë euro kurse tani ata ja kanë vënë syrin sulmuesit të Kombëtares se Kosovës, Milot Rashicës.

Barcelona dëshiron që Ansu Fati mos të largohet kurrë nga ekipi

E përditshmja “Tuttosport:, ka shkruar sot se të mërkurën drejtori sportiv i Napolit, Christian Giuntoli është takuar me agjentin e Milot Rashicës, Altin Lala me të cilin ka pasur një takim shumë të frytshëm.

Detajet e këtij takimi ende nuk janë bërë të njohur por duket se Napoli është hyrë në garë seriozisht për të siguruar shërbimet e kosovarit.

Rashica ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Werder Bremen sezonin që lamë pas derisa për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Borussia Dortmund e RB Leipzig në Gjermani, Aston Villa dhe Liverpool në Angli.

Napoli në Itali do ta këtë rival Milanin për shërbimet e Rashicës.

Në këtë sagë transferi një rol mund ta luajë edhe Amir Rrahmani, i cili kalimin në Napoli e finalizojë gjatë afatit të janarit, kurse pas përfundimit të këtij sezoni, që përfundon sot, ai do të shkojë në San Paolo për bashkim me skuadrën e Gattusos.

Kjo mund të cilësohet përparësi për Napolin nëse synon transferin e sulmuesit kosovar, Milot Rashicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat