Kush është shqiptari i Kosovës që debutoi në Superligën e Serbisë?

Futboll

Kush është shqiptari i Kosovës që debutoi në Superligën e Serbisë?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:30
Kush është shqiptari i Kosovës që debutoi në Superligën e Serbisë?

Novi Pazari është klub nga Sanxhaku apo më shumë se 95 për qind janë me prejardhje shqiptare. 

E para, Novi Pazari është rikthyer në elitën e futbollit të Serbisë.  Pas një kohe klubi nga Sanxhaku është në elitë dhe kjo u arrit falë zgjerimi të ligës me 20 ekipe. 

E dyta, një futbollist i talentuar nga Kosova, Ervin Kurti, u paraqit nga minuta e 67-të për Niovi Pazarin, por pësuan humbje me 3:0 nga C. Zvezda.  
Ish futbollisti i mirënjohur, Bardhec Seferi, konfirmon lajmin. 

“Futbollisti Ervin Kurti djalosh i ri që ka luajtur në të gjitha kategoritë e reja deri në junior, në SHF Bardhi, mbrëmë ka debituar në petkun e KF Novi Pazari në ndeshjen në Beograd kundër Cërvena Zvezdës”, ka shkruar Seferi në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat